Robert Lewandowski nuk sheh si alternativë tjetër të momentit, përveç qëndrimit te Barcelona.

Mediet spanjolle raportojnë se sulmuesi polak ka marrë sërish një ofertë “Big” nga Arabia Saudite.

Megjithatë Lewandowski e ka refuzuar ofertën nga Arabia Saudite dhe nuk ka në plan që të largohet nga katalanasit përpara përfundimit të kontratës, pra përpara 30 qershorit të 2026-ës.