Apple po sjell një përditësim për Shazam, aplikacionin e identifikimit të këngëve.

Tashmë Shazam mund të gjejë këngët në Youtube, Instagram dhe Tik Tok në pajisjet që përdorin sistemin operativ iOS. Ky përditësim mund të jetë i dobishëm ndërsa shihni një video dhe në të nuk ka asnjë informacion për këngën e përdorur.

Këtë mund ta bëni shumë thjesht, hyni në Shazam, shtypni butonin blu dhe më pas hapni aplikacionin që dëshironi për të marrë rezultatin.

Shazam u ble nga kompania Apple në vitin 2018 për 400 milionë Dollarë. Përditësimi i fundit nuk është ende i disponueshëm në modelet Android.