Tiranë, 29 Korrik- Përkujtohet 110 vjetori i lindjes së prof. Koço Gliozhenit, në një ceremoni të organizuar me familjarë, miq e kolegë të mjekut të njohur.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale Ogerta Manastirliu gjatë fjalës së saj, vlerësoi rolin e profesor Koço Gliozhenit për krijimin e shërbimit të Obstetrikë-Gjinekologjisë.
“Profesor Koço Gliozhenin, një njeri i cili ka kontribuar në mjekësinë shqiptare, në fushën e obsetrikë-gjinekologjisë, si një person që ka bërë revolucion në mjekësi. Thuhet që kohët e vështira prodhojnë njerëz të fortë dhe njerëzit e fortë prodhojnë kohë të lehta për ata që vijnë më pas”-u shpreh Ministrja Manastirliu.
Duke folur për investimet në Maternitete, Ministrja Ogerta Manastirliu tha:
“Jam e bindur që nuk do të mjaftojnë as 5 maternitetet e reja që kemi ndërtuar, po as edhe gjithë volumi i punës që po bëjmë në dy maternitetet e Tiranës, sepse sugjerimet e profesor Koço Gliozhenit do të ishin tek mbështetja e njerëzve, tek mbështetja e burimeve tona njerëzore, tek mbështetja e profesionistëve, që ne të bëjmë më të mirën tonë për ta” – tha Ministrja Manastirliu.