Mauricio Pochettino, trajneri i ri i Chelsea-t, ka nisur punën në krye të bluve. Në intervistën e tij të parë, Pochettino foli me fjalë të mëdha për klubin londinez: “Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu për të nisur punën. Unë dhe stafi im dëshirojmë t’i rikthejmë gëzimin këtij klubi të madh. Chelsea është klubi më i madh në Angli në 15 vitet e fundit. E njoh shumë mirë Premier League, e di që tifozët tanë janë gati të rikthehen për të fituar. Skuadra është e jashtëzakonshme, sigurisht do të ketë edhe elementë të rinj që do të përfshihen. Të gjithë së bashku mund të gjejmë rrugën e suksesit”, u shpreh Pochettino.
Në pritje për të parë lojtarët në aksion, mediat angleze sjell një version të ri në lidhje me të ardhmen e Armando Brojës. Afrimi i Jackson dhe tentativat për të gjetur një tjetër sulmues në merkato largojnë Brojën nga Londra. Interesimi për “bomberin” kuqezi mbetet i lartë, teksa ekipi si West Ham, Crystal Palace, Brentford dhe Burnley janë të gatshëm të investojnë për ta pasur në skuadër. Në çdo rast, çdo vend për Brojën dhe pjesën tjetër të ekipit do të merret vetëm pas fazës përgatitore.