Tre punonjës të policisë rrugore në Korçë u pezulluan nga detyra pasi u faktua se kishin manipuluar provat në një aksident me dëme materiale si dhe kishin tjetërsuar testin e alkoolit duke ia faturuar personit tjetër.
Përveç pezullimit nga detyra ata janë nën hetim për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve kryer në bashkëpunim.
Por gjatë këtij viti kemi konstatuar edhe punonjës policie të cilën kanë qenë vetë shkaktarë aksidentesh e kanë përfunduar në pranga. Nga të dhënat e publikuara nga agjencia e mbikqyrjes policore rezulton se gjatë këtij viti 4 punonjës policie janë arrestuar të dehur në timon.
Në 4 korrik një punonjës i patrullës së përgjithshme në Komisariatin e Policisë Maliq duke udhëtuar në aksin rrugor Qafë Thanë-Pogradec u përplas me barrierat e rrugës. Nga kontrolli i kryer nga kolegët e tij rezultoi se ai ishte i dehur dhe u vu në pranga.
Ndërsa më 26 qershor një punonjës policie me detyrë Specialist për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Pogradec u vu në pranga pasi në aksin rrugor Pogradec-Korçë, ai u përfshi në një aksident me dëme materiale duke goditur një automjet tjetër dhe më pas u largua nga vendngjarja. Nga veprimet e para hetimore rezultoi se punonjësi i policisë drejtonte automjetin nën efektin e alkolit tej normave të lejuara.
Në po të njëjtat rrethana më 3 maj u arrestua edhe nënkomisar Spartak fejza I cili shërbente ne Pustec pasi u përplas me një autobus.
I dehur në timon u arrestua dhe shefi i zjarrfikëseve të Cërrikut më 19 janar pas një kontrolli rutinë nga policia e qytetit