Në një deklaratë ditën e sotme, zëdhënësi i Kremlinit tha se nuk po monitoron lëvizjet e kreut të Wagner, i cili është kthyer në Rusi.
Rikujtojmë se presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko tha se Prigozhin është në Rusi dhe jo në Bjellorusi, siç parashikohej në marrëveshjen që i dha fund rebelimit të tij.
“Ne nuk po monitorojmë lëvizjet e tij,” u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, duke shtuar se presidenti rus Vladimir Putin komunikon vazhdimisht me homologun e tij bjellorus Alexander Lukashenko.