Disa njerëz duket sikur janë “magnet” për mushkonjat. Hulumtimet e reja kanë treguar arsyet se përse ndodh kjo.
Shoqata Kimike Amerikane (ACS) thotë se disa prej nesh me të vërtetë tërheqin mushkonjat më shumë se të tjerët, bazuar në kimikatet që çlirohen nga lëkura jonë.
Studiuesi Alex Dainis tregon se kërkimet e bëra zbuluan se kishte disa acide karboksilike të ndryshme që shfaqen në lëkurën e personave që sulmohen më shumë nga mushkonjat.
Hulumtimet e mëparshme tregojnë se përdorimi i produkteve me aromë kokosi në dush mund të jetë gjithashtu i dobishëm që të mos afrohen mushkonjat.