Filmi Barbie i Greta Gerwig po merr vlerësime të mira – jo më pak për performancën gazmore të Gosling si ndihmësi i famshëm mashkull Ken. Po mund të fitojë ai çmimin Oskar?
“Ajo është gjithçka. Ai është vetëm Keni”- Kështu e përshkruan me nota humoristike Greta Gerwig kukullën Mattel – dhe ndihmësin e saj mashkull të çuditshëm. Slogani i publikuar në prill u përpoq të luante me faktin se që kur Keni u shfaq në vitin 1961, ai është parë si një ndihmës paksa i pakuptimtë.
Megjithatë, ndërsa Barbie është “mbytur” nga komentet negative këtë javë, ironikisht diçka tjetër ka rënë në sy: lojtari me rol suportues përjetshëm është në të vërtetë ylli. Sepse askush nuk ka marrë “lëvdata” më të mëdha për filmin sesa Ryan Gosling në rolin e “Kenit stereotipik” me flokë bjonde, mes shumëllojshmërisë së panumërt të Kenëve brenda Barbie Land.
Falë transformimit të tij të plotë me flokë bjonde platin, nxirje trupi, këmbë të depiluara për skenat e patinimit me patina neoni, numrave të trazuara të këngëve dhe vallëzimeve, si dhe luajtjes pa asnjë të metë të skenave komike, Gosling ka rënë shumë në dukje, duke fituar ndoshta vëmendjen më të madhe gjatë gjithë karrierës së tij.
“Të gjithë janë të përsosur në rol. Por është Gosling ‘prekja’ e fundit“- shkroi Kirsten Acuna në Insider; Ndërsa Beth Webb për Empire Magazine deklaroi: “Çdo përkulje muskulare, çdo lëvizje e flokëve, çdo goditje e kitarës bie në mënyrë perfekte. Ka momente kur ai do t’u lërë pa frymë.”
Aktori sigurisht që është adaptuar plotësisht me filmin, jo vetëm në ekran, por edhe jashtë tij. “Është roli që kam lindur për të luajtur. Unë e kam pasur gjithmon këtë, quaje Ken-ergy nëse do. Dhe ky Ken-ergy është i gjallë tek unë tani”- tha ai për MTV News.
Një kthesë për Ken
Performanca e Gosling, natyrisht, është po aq e mirë sa shkrimi. Aty ku Keni është marrë gjithmonë si partneri i thjeshtë dhe i nënshtruar i Barbie, Gerwig dhe Noah Baumbach ofrojnë një kthesë frymëzuese: historia dërgon “Barbin stereotipike” të Margot Robbie dhe Kenin e Gosling në ‘Botën e vërtetë’.
Dhe ndërsa Barbie fillon të dështojë duke kaluar një krizë ekzistencializmi, ne e kuptojmë se Keni vuan gjithashtu nga pasiguritë dhe ankthet e tij. Ai bëhet mashtrues, zbulon patriarkalinë dhe vendos ta lançojë atë në Barbie Land.
Nga i dashuri i thjeshtë dhe ngjitës i dikurshëm, ai kalon në modalitetin gjysmë- zuzar, duke i çuar në revoltë shokët e tij Kens. Ai e riemëron tokën si mbretërinë e tij dhe merr përsipër Shtëpinë e ëndrrave të Barbie, duke e kthyer atë në një “Shtëpi Mojo Dojo Casa”.
Të gjithë Barbi-të e tjerë, përfshi edhe protagonisten Robbie, zbresin për t’u shërbyer Kenëve, duke shpërndarë “birra brewski” që s’kanë fund dhe Ken fillon të parakalojë për të veshur një pallto gjigante me viza dhe një shirit koke – drejtoresha e kostumeve Jacqueline Durran padyshim që ka pasur dorë këtu. Nga aktorët që kanë fituar për role komike, pak kanë dhënë interpretime aq absurde, të ekzagjeruara dhe pa kuptim si Gosling.
Rutina e vallëzimit në formë Bob Fosse me të gjithë Kenët e tjerë – beteja mes Ken vs Ken – është njëkohësisht një mrekulli teknike dhe, në mënyrën se si ai e nxjerr atë në mënyrë kaq bindëse, një kujtesë shumë zbavitëse se sa Gosling është i gatshëm të bëjë ndaj idesë për të qenë Ken. Ai mishëron pikërisht të gjithë Ken-ergjinë e nevojshme për pjesën.
Aftësia tjetër e Gosling është se edhe në aktet më mashtruese të Kenit, është e vështirë ta urresh vërtet atë. Ai është në fund të fundit një personazh i gabuar, pak patetik dhe i mëshirshëm, teksa ua hedh të gjithëve në përpjekje për të kuptuar se kush është pas shumë vitesh nën hijen e Barbit, përpara se të pranojë cenueshmërinë e tij. Gerwig i tha “LA Times” se ajo u pushtua nga zemra e hapur e Gosling në portretizimin e udhëtimit të Ken: “Ai po shpaloste atë energjinë e tij prej maço në xhirime në mënyrë të jashtëzakonshme. Dhe ekipi i xhirimit e donin pwr këtë. Unë mendoj se ata ndjeheshin të çliruar.”
Ajo që e bën performancën e Gosling të ndihet kaq gjallëruese është se ai është një aktor kaq i lidhur me filma të një natyre të errët ose më të zymtë; personazhe të shqetësuar, të trazuar si në Drive dhe A Place Beyond the Pines, ose burra që luftojnë me varësinë në skajet e shoqërisë si në Blue Valentine dhe Half Nelson, saqë mund t’i tejkaloj zbavitje të lehta me aq mjeshtëri, siç e tregoi edhe në rom-coms Crazy Stupid Love and the all-singing. Apo çoi të gjithë duke kërcyer La La Land, ose edhe për rolin e pasur në komedinë-triller të nënvlerësuar The Nice Guys. Por, ai kurrë nuk ka qenë kaq argëtues.