Nuk ka rëndësi sa qejf e ke dikë, sepse në fakt, takimi i parë duhet të zgjasë fiks 57 minuta, ndaj vendos timer në telefon dhe shkëlqe.
Por, pse duhet të zgjasë 57 minuta takimi i parë? Sepse ke kohë të tërhiqesh, të shmangësh atë puthjen e sikletshme, ose të mos ndihesh në siklet.

E ke parasysh momentin kur tregon një situatë dhe kur e mendon, e ke tepruar shumë, sepse le të jemi të sinqertë, askush nuk do ta dijë se sa i pasjellshëm është ai kolegu te zyra. Pra, që të mos e bësh këtë, duhet të respektosh rregullin e 57-minutëshit.

Sepse në fakt, ke edhe mjaftueshëm kohë që t’i tregosh miqve të tu se çfarë ndodhi.

Lë mjaftueshëm kuriozitet për një takim të dytë. Domethënë, ai/ajo ndihet i/e tërhequr prej teje dhe ka mjaftueshëm kuriozitet dhe dilema për të të njohur edhe më shumë.

Është koha më e mirë për të pirë një koktej ose verë, për të konsumuar diçka të lehtë, si dhe për t’i “bërë dalje” gjithçkaje të tepërt, që të vendos në siklet.