Christian Pulisic tashmë do të jetë pjesë e Milanit. Janë përcaktuar detajet e fundit burokratike që mungonin. Një përforcim i ri për Piolin është ardhja e amerikanit në “San Siro”.
Goditja e katërt e kësaj merkato verore të kuqezinjve pas Sportiello, Luka Romero dhe Loftus-Cheek (lojtar që Pulisic e ka pasur shok ekipi edhe tek Chelsea).
Nesër, e mërkurë 12 korrik Pulisic do të mbërrijë në Malpensa rreth orës 09:00, më pas vizitat mjekësore dhe firma në kontratë. 20 milionë plus bonuse do të shkojnë në arkat e “Bluve të Londrës”.
Serie A do të jetë liga e tretë e tij nga më të fortat, pas Bundesligës me Dortmund, Premier League me Chelsean dhe tashmë me Milanin. Ai shihet si ideali për të mbuluar vendin e lënë bosh nga Brahim Diaz, por mund të luajë edhe në krah.