Kryeministri Rama në mesazhin e tij, tha se Arben Ahmetaj ka qenë një nga bashkëpunëtorët kryesorë të tij. “Drejtësia të ecë drejt pa marrë anë, pa i matur çështjet me peshoren e politikës, e kam ditur mirë çfarë vjen. Të përpiqesh që kështu të ndodhë dhe më tej t’i shoh është ndodhin kështu nuk ka si të jetë e njëjta gjë sepse ndryshe nga çdo reformë tjetër, kjo e drejtësisë prek jetët e tyre dhe cënon dhe lirinë e njerëzve. Ndër këta njerëz ndodh të jenë persona që të kesh punuar fare afër, kjo histori bëhet më e vështirë ta jetosh, ta krijosh me votë dhe ta garantosh me bindje në vazhdimësinë e saj.
Ndryshe nga të gjitha historitë e tjera, kjo është e vështirë të tregohet si sukses me statistika sepse bëhet fjalë për njerëz të ndaluar të cilët ndodh t’i kesh njohur familjarët, përqafuar prindërit. Arben Ahmetaj nuk është bashkëpunëtor i largët. Është një nga bashkëpunëtorët me të cilët jam takuar më shumë, kam komunikuar më shumë
Nuk më takon mua të them nëse është i pafajshëm apo jo. Por ndryshe nga një rast tjetër, rasti i sotëm, kërkesa e Prokurorisë duhej miratuar. Këtë herë na u vu para dosja e një pune voluminoze. Ajo dosje ka dyshime të mjaftueshme për të mos e ndaluar autorizimin e kërkuar nga SPAK për Kuvendin. Tanimë është në dorën e drejtësisë të na e tregojë nëse është një rast fajësie apo pafajësie.
Më duket e udhës t’i vendos dhe disa pika mbi i për këtë rrugë që vazhdon. Kjo është një rrugë e përbashkët, ku të përbashkëta janë përpjekjet dhe të përveçme e personale janë përpjekjet e fuqisë që i është dhënë çdo individi për të marrë vendime. Fatet e bashkëudhëtarëve në këtë rrugë nuk janë njësoj.
Zgjedhja ime nuk ndryshon në asnjë mënyrë dhe në asnjë rast: Atë që e kam thënë disa herë më parë, se kush e ngatërron rrugën e përbashkët me një rrugë kur bën 2 punë, edhe për shtetin dhe për xhepin, merr një përgjegjësi që nuk e ndan dot, as me mua dhe as me ne. Unë nuk zgjedh asnjë bashkëpunëtor për të mos e lëshuar kur ai e lëshon veten jashtë rrugës së përbashkët”, tha ai.