Tiranë, 2 Korrik: Për herë të parë në Shërbimin e Neonatologjisë pranë SUOGJ” Koço Gliozheni” u aplikua vendosja e një linje venoze nga vena periferike deri në afërsi të hyrjes në zemër. Kjo procedurë e aplikuar për bebin Roden, i lindur në peshë të vogël dhe parakohë është e rëndësishme pasi ndihmon në marrjen e të gjitha mjekimeve dhe ushqyerjes parenterale, për ecurinë e rritjes së fëmijës.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale, Ogerta Manastirliu nëpërmjet postimit në Facebook ka dhënë lajmin e mirë që i shpëtoi jetën Rodenit të vogël.
Postimi i plotë në Facebook i Ministres Ogerta Manastirliu:
“#LajmiMirë ☀️
🫀Për herë të parë në Maternitetin “Koço Gliozheni” u aplikua një procedurë e re, vendosja e një linje venoze nga vena periferike, deri në afërsi të hyrjes në zemër (long line), duke i mundësuar Rodenit😇 të ardhur në jetë prematur, me një peshë shumë të vogël, të rikuperojë shpejt, duke e fituar betejën për jetën🙏🏼
👶Falë procedurës së re të aplikuar nga stafi i trajnuar i Shërbimit të Neonatologjisë në bashkëpunim me 🏥 Spitalin Universitar ‘Saint Luc’ në Bruksel, Rodeni ka dalë nga spitali në gjendje shumë të mirë shëndetësore🙏🏼
*Nga procedura e re që po aplikohet, arrihet marrja e te gjitha mjekimeve dhe ushqyerjes parenterale, shmangen procedurat e shpeshta infermierore tek bebet, duke ndikuar kështu në parandalimin dhe kontrollin e infeksioneve, si dhe u mundësohet fëmijëve të lindur para kohe, një rikuperim më i shpejtë dhe i sigurt🤰🏻🤱
#MeJetëTëGjatë Roden😇
#FëmijëtTëParët ♥️.” – shkruan Manastirliu.
Home Lajme Aktualitet Rast suksesi në Maternitetin “Koço Gliozheni” Manastirliu: Realizohet procedure e re për...