Manchester City e bind Leipzig me para për të transferuar në Angli mbrojtësin kroat, Gvardiol. 100 milionë euro derdhi në arkën e klubit gjerman sheiku Al Mansour për të plotësuar dëshirën e madhe të Pep Guardiola-s i cili e kërkoi me çdo kusht ballkanasin.

Transferimi i Josko Gvardiol në “Etihad” thyen rekordin e vendosur nga Harry Maguire disa vite më parë për vlerën e kartonit të një mbrojtësi pasi anglezi u bashkua me United për rreth 87 milionë.

Mbrojtësi kroat është blerja e dytë e kampionëve të Europës pas transferimit të Mateo Kovacic nga Chelsea ndërsa ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare pasi kaloi me sukses testet ditën e martë.