UEFA ka caktuar edhe koeficientët e rinj për kampionatet evropiane të futbollit. Në bazë të paraqitjeve të skuadrave në garat evropiane, Serie A ka pasur një rritje të madhe, duke marrë vendin e dytë me 156.500 pikë, duke u lënë pas vetëm nga Premier League.
Interi, Roma dhe Fiorentina ishin në finalet e turneve evropianë sezonin e fundit, duke bërë që futbolli italian të pësojë sërish rritje, paçka se asnjë nga skuadrat nuk ia doli të shkojë te trofeu.
Bundesliga e futbollit në Gjermani mban pozitën e tretë, teksa në vendin e katërt La Liga në Spanjë. Në vendin e pestë hyn kampionati belg, duke vijuar me atë holandez dhe më pas ai francez. Ligue I ka humbur dy pozicione, duke parë rënie në Evropë, paçka investimeve nga Katari te PSG-ja.
Superliga shqiptare mban vendin e 51-të me 3.500 pikë, duke qenë kampionati i pestë nga fundi. Kosova në vendin e 33-të, duke lënë pas me 18 pozicione Shqipërinë.