Walter Sabatini, ish-drejtor sportiv i shumë skuadrave, përfshirë Romën dhe Salernitana, ka dhënë një intervistë për mediet italiane, ku folur për frikën e tij më të madhe.

Sabatini u shpreh se i trembet harresës se mund të mbetet pa punë, ndërsa shtoi se frika e tij më e madhe është vdekja.

“Kam frikë nga harresa. Më afron me idenë e vdekjes, shqetësimin tim të shpeshtë. Vdekja më shoqëron, herë më prek, herë më përkëdhel, herë të tjera, për fat më lë në qetësi, kam frikë vdekjen, kam frikën nga vdekja dhe kam frikë se mos mbetem pa punë, d.m.th. duke vuajtur harresën”-tha ai.

Më pas ai tregon një nga hobit i tij: “Unë i di nevojat e çdo ekipi të Serisë A, vrimat në fushë, përforcimet e nevojshme, mundësitë financiare dhe ndërtoj virtualisht për secilin klub listën me blerjet e shitjet.”