Joe Biden e cilësoi si një moment historik zgjerimin e ardhshëm të NATO-s , duke komentuar përfshirjen e Finlandës dhe Suedisë në agjendën e Samitit të NATO-s.

“Ky moment historik i anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO ka një rëndësi të madhe”, tha presidenti amerikan, me Jens Stoltenberg në krah, të cilin e uroi për rinovimin e mandatit të tij.

Në të njëjtën kohë, ai shprehu kënaqësinë e tij për “gjuhën e përdorur nga aleatët, në lidhje me mundësinë e ardhshme të Ukrainës për t’u anëtarësuar në NATO”, pasi lufta e Rusisë në Ukrainë është ndër temat kryesore në axhendën e liderëve të NATO-s në Vilnius.

Megjithatë, më herët, Volodymyr Zelensky tha se do të ishte absurde nëse Ukrainës nuk do t’i jepej një afat kohor për anëtarësimin në NATO gjatë samitit të Aleancës në Vilnius.

Ai tha se pasiguria e vazhdueshme rreth anëtarësimit të Ukrainës në NATO do t’i sigurojë Rusisë një “nxitje për të vazhduar terrorizmin e saj.