Pas barazimit në ndeshjen e parë, Partizani do të kërkojë kualifikimin në ndeshjen e kthimit ndaj Bate Borisov, sfidë që do të zhvillohet në Hungari.
Kjo përballje do të zhvillohet të martën në orën 20:00.
Për këtë ndeshje, Partizani ka mësuar edhe trupën e gjykimit.
Në ndeshjen e të kuqve, do të vendosë drejtësi, arbitri skocez Kevin Clancy. Ndihmësa të tij do të jenë David McGeachie, Jonathan Bell dhe David Munro.