Armaldo Kllogjeri i njohur nga të gjithë si Maestro kërkon të dijë se çfarë po ndodh mes Kiara Titos dhe Ronaldo Sharkës, pasi mesa duket nuk ia paska idenë se çfarë ka ndodhur këto ditë. Përmes një postimi në “Instastory”, ai kërkon të dijë nga publiku se ç’ka ndodhur.
“Ju lutem më ndihmoni të di nga ju… çfarë po ndodh mes Kiarës dhe Ronaldos”– shkruan Armaldo Kllogjeri.
Ronaldo tha në episodin te “Kepi i Vipave” se ai do ta prezantonte emisionin më mirë se prezantuesja aktuale, Kiara Tito. Kaq është dashur që Luizi të shpërthejë ndaj Ronaldos. Në një koment në Instagram, Luizi ka mbrojtur nusen e tij, Kiarën, duke ironizuar Ronaldon.
“Nuk bëhen të gjitha punët me by*hë o Butterfly. Jo gjithçka bëhet për followers, ka një limit!”, shkruante Luizi në Instagram.
Më pas drama mes tyre vijoi edhe me reagime të tjera. E mesa duket një koment për këtë që po ndodh do e ketë edhe Maestro!