Për rreth 5 orë ka zgjatur mbrotja e ish-ministrit Lefter Koka. Avokati Julian Mërtiri deklaroi se klienti i tij është i pafajshëm për 3 akuzat, shpërdorim detyre, korrupsion pasiv dhe pastrim i produkteve të vepres penale.
Mërtiri deklaroi se Koka thejsht ka zbatuar vendimin e këshillit të ministrave. Ka qenë komisioni që është ngritur me përfaqësues të shumë ministrive dhe pushtetit lokal që ka vendosur për dhënien e koncesionit, ndërsa Koka ka firmosur thjesht vendimin e qeverisë.
Sipas avokatit nuk ka asnjë prove që implikon klientin e tij në përfitime te paligjshme për favorizim në dhënien e koncesionit. Në mbrojtjen me më shumë se 100 faqe Mërtiri kërkoi lirimin e Kokës për shkak të moshës, për arsye se ka probleme të shëndetit, është baba i 3 fëmijëve dhe mbahet prej shumë kohësh në paraburgim.
Gjendja e tij është rënduar më paraburgim dhe se burgu ku ndodhet nuk garanton kushtet për gjendjen e tij shëndetësore. Ai gjithashtu kërkoi heqjen e sekuestros, sepse nuk ka shpërdorim detyre e për rrjedhoje nuk ka pastrim të produkteve të veprës penale.
Ai gjithashtu u shpreh se kantina Skëndërbeu ka vlerë shumë herë më të lartë sesa shuma prej 2.6 milionë euro që spak thotë se ka përfituar Koka. Prandaj ai kërkoi lirimin e pasurive, të cilat sipas tij janë përfituar përpara kohës se të bëhej ministër.
Ndërsa vetë Koka shpërtheu në akuza të forta ndaj ish partisë ku bënte pjesë. Ai tha se prej 2 vitesh sulmohet politikisht nga ish- partia e tij. Ish- presidentin Meta e quajti fuks dhe ish sigurims, që së bashku me aleaten më të madhe, Fallxhoren (Kryemadhi) ka orkesteuar procesin ndaj tij.
Më tej Koka theksoi se ish- presidenti fliste në mejhane duke thënë se do të arrestohet Lefter Koka. Në fund ai nuk kurseu as sulmin ndaj prokurorit të SPAK, duke thënë se është përdorur me dashje apo padashje nga kallëzuesit.
Teksa gjykata pyeti prokurorin Klodian Braho nëse do të përgjigjet ndaj deklaratës së Kokës, prokurori deklaroi se në fund të mbrojtjes, të gjithë të pandehurve do të konsiderojne mundësinë e rëplikës. Kjo solli nervozizmin e Kokës që iu përgjigj me ironi: “Pse ke akoma për të thënë”, dhe la sallën e gjyqit.
Koka po ashtu shtoi se në politikë ka hyrë si biznesmen dhe se nuk është bërë biznesmen nga politika. Ai më tej deklaroi se inceneratori u ndërtua për shkak të emrgjencës mjedisore të krijuar në 2014 dhe se qeveria duke mos pasur para për ta ndërtuar vetë pa të arsyeshme, ndërtimin me PPP. Ai tha se Lefter Koka ka pasur thejsht një votë në Këshillin e Ministrave dhe se koncesionet nuk i ka krijuar Lefter Koka por perëndimi.
“Një e vërtetë e thënë përgjysmë është e pavërtetë. Prokuroria u bazua tek kallëzimi i LSI dhe për 2 vite nuk më mori në pyetje asnjëherë. Unë si ministër, sekretari i Përgjithshëm dhe Komisioni kemi zbatuar me përpikmëri ligjin.
Bëmë punën më të mirë dhe shërbyem me devotshmëri. Eshtë kohë e vështirë që kërkon burra e burrni, unë si kam borxh askujt ta paguaj me lirinë time!
Akuza e Prokurorisë është idiote! Kam hyrë në politikë si biznesmen dhe s’më bëri politika biznesmen. Po kthehemi 45 vite para në proceset e stisura të sistemit komunist. Është një alarm jo vetëm për mua, por për të gjithë shoqërinë. Ky proces është i manipuluar fund e krye, besoj se e vërteta do të triumfoj. Nuk ekziston asnjë kontakt ose njohje me pronarët e inceneratorëve, ato nuk i solla unë por erdhën si propozim nga bota e biznesit.
Prokurori devijoi hetimet dhe fraksionoi dosjen për të mos zbuluar të vërtetën. Drejtësia më herët sesa vonë do të dalë. Intriga e këtij procesi dashakeqës do të dalë dhe uroj të shërbejë për konsolidimin e mëtejshëm të reformës në drejtësi. Prokurori fshehu 40 fashikuj hetimor ku gjenden provat për pafajësinë time. Më janë vënë në dispozicion nga gjykata një javë më parë. Akuza pësoi mutacione për ti qëndruar besnike kallëzimit të LSI. Kurrë nuk i kam futur dorën në xhep dikujt”, tha ndër të tjera ish-ministri Koka.