View of the site of the blast in the central of Taganrog, Russia July 28, 2023. Telegram channel of Vasily Golubev, Governor of the Rostov region/Handout via REUTERS ATTENTION EDITORS - THIS IMAGE WAS PROVIDED BY A THIRD PARTY. NO RESALES. NO ARCHIVES. MANDATORY CREDIT

Ministria ruse e Mbrojtjes, ka deklaruar se Kievi ka gjuajtur një raketë në qytetin rus të Taganrog, i cili ndodhet në rajonin jugperëndimor të Rostovit pranë kufirit me Ukrainën.

“Regjimi i Kievit kreu një sulm terrorist me një raketë kundërajrore të sistemit të mbrojtjes ajrore S-200 të konvertuar në një version goditës në infrastrukturën rezidenciale të qytetit të Taganrog, Rajoni i Rostovit”, tha ministria. Guvernatori rajonal Vasily Golubev tha sot në një postim në Telegram se kishte një shpërthim rakete në mes të qytetit.

“Ka disa viktima, ambulancat po merren me viktimat. Katër persona janë lënduar lehtë nga xhamat e thyer. Informacionet për dëmet janë duke u saktësuar”, tha ai. Nuk ka pasur të vdekur, tha ai.

Agjencia shtetërore ruse RIA Novosti citoi shërbimet lokale të urgjencës duke thënë se të paktën 10 persona u plagosën. Sistemet ruse të mbrojtjes ajrore kapën raketën, fragmente të së cilës ranë në qytet dhe dëmtuan ndërtesat, tha ministria e mbrojtjes.