Shenjat e zjarrit : Dashi, Luani dhe Shigjetari do të lulëzojnë këtë kohë, por, shenjat kokëforta të zodiakut, si Demi, Akrepi dhe Ujori nuk do të jenë shumë të lumtur për këtë lëvizje astrologjie (thjesht sepse nuk e durojnë dot ritmin e Luanit)
Dielli përfaqëson egon e Luanit, kreativitetin dhe ndjenjën e egocentrizmit, kështu që sezoni i Luanit është koha për t’u marrë me veten. Është shenja e qendrës së vëmendjes, rikrijimit dhe romancës, kështu që jo vetëm të lindurit nën këtë shenjë, por të gjithë do të përqendrohen tek vetja.
Vetëm disa ditë pas hyrjes së Diellit në Luan, Venusi, planeti i dashurisë, vjen pas jush gjithashtu, duke ndriçuar rrugën e dashurisë, duke rritur vetëbesimin tuaj e jo vetëm.
Prapavija e Mërkurit përfundon më 31 korrik! Edhe më e mirë: Jupiter, planeti i fatit, që ka qenë i tërhequr për disa muaj më 11 gusht fillon të lëvizë në drejtimin e duhur përsëri, kështu që vorbulla e pasigurive do të shuhet një herë e përgjithmonë.
Pra, tani që keni dëgjuar të gjitha lajmet e mira duhet të dini që disa gjëra nuk do të shkojnë edhe aq vaj.
E gjithë kjo vëmendje që do të merrni (pa dashur, sepse janë yjet ato që jua japin) do të ndezin ndjenjat e xhelozisë për njerëzit që nuk ju duan dhe aq të mirën. Megjithatë, në fund të fundit kush ka nevojë të ketë në krahë njerëz të tillë.