Qeveria turke është përfshirë në një skandal ku pretendohet se ka marrë me qira dronë për shuarjen e zjarrit në pyje për shumën 1.2 mln euro në ditë, sipas televizionit opozitar Halk. Dronët merreshin me qira nga kompania e dhëndrit të liderit turk, Recep Tayipp Ergogan, Selcuk Bayraktar. Mediat greke shkruajnë se dronëT e marrë nga qeveria e Erdoganit janë dhënë ekskluzivisht nga kompania Bykar, nëpërmjet dy tenderave, të ciltët cilësohen si jo transparentë.

CEO i Baykar Haluk Bayraktar tha se tenderi në fjalë u krye në një ” mënyrë transparente dhe të hapur “, teksa shtoi se kompania e tij ka ofruar çmimin më të ulët në tenderin e bërë nga Drejtoria e Pyjeve.

Mësohet se drejtoria e Përgjithshme e Pyjeve ka zhvilluar dy tenderë të veçantë për marrjen me qira të gjashtë UAV-ve në muajin prill. Kostoja totale e dy tenderëve ishte 287.6 milionë paund. Pesë nga UAV-të u morën me qira nga Baykar për 183.6 milion paund ndërsa i fundit nga Industritë e Hapësirës Ajrore Turke (TUSAŞ ) me 99.2 milionë paund, të gjitha do të instalohen në aeroportet në Turqi.