Alma K. ka përfunduar dëshminë në SPAK. Ajo ka dëshmuar për 8 orë në Prokurorinë e Posaçme.
Pas më shumë se 8 orësh ka përfunduar marrja në pyetje e Alma Kaçit, për llogari të hetimit që nisi la publikimit të videoskandalit seksual në zyrën e kryebashkiakit të Kukësit Safet Gjici.
Ajo është marrë në pyetje nga agjentët e BKH dhe prokurores Manjola Kajana.
Përgjatë qëndrimit të saj që prej orës 9 të mëngjesit i është përgjigjur pyetjeve mbi regjistrimin e videos, mënyrën se si është kryer dhe nëse ka pasur persona të tjerë të cilët kanë qenë shënjestër e Alma Kaçit.
Për sa i përket videos me Gjicin ajo ka shpjeguar rolin e saj me ish kryetarin, takimet që ka kryer dhe diskutimet për një projekt mbi qytetin e Kukësit.
Kujtojmë që Alma Kaçi u thirr për herë të parë në SPAK pas dhënies së masës së sigurisë. Deri tani Alma Kaçit i janë sekuestruar dy aparate celulare. Prokuroria e Posaçme ka thirrur për të marrë në pyetje Alma K, vajza që shfaqet në video duke kryer marrëdhënie seksuale me ish kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici në zyrën e tij. Ndërkohë dje u mor në pyetje dhe vetë ish kryebashkiaku, Gjici, informon gazetarja e Report TV, Keti Banushi.
40 vjeçarja po hetohet në masë sigurie “arrest shtëpie”, masë e cila u caktua më 24 qershor 2023 për akuzën e korrupsionit aktiv. Po në këtë date u arrestua dhe Safet Gjici ish kryebashkiaku i Kukësit i akuzuar për korrupsion pasiv. Safet Gjici dyshohet se ka favorizuar Alma K., duke i ofruar mbështetje financiare, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet.
Vetë 40-vjeçarja ka pranuar se donte nga Gjici tenderin e qenve, ndërsa ish-kryebashkiaku ka thënë se nuk e ka shkelur ligjin. Të dy kanë pretenduar se kishin një lidhje intime me njëri-tjetrin përpara se të flisnin në zyrën e kryetarit për tender e favorizime pasi kishin kryer marrëdhënie intime.