Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se gjatë vizitës së tij në Shqipëri, Bill Clinton dha shumë mesazhe ndër to edhe një për Albin Kurtin.

Ai i kujtoi kryeministrit të Kosovës marrëveshjen Palestinë-Izrael më Arafatin, duke e konsideruar Albin Kurtin një Arafat që nuk mban fjalën dhe që gënjen.

“Kur Bill Clinton i ofroi një marrëveshje, më të mirën e mundshme, Jaser Arafatit për Palestinën, së bashku me Barakun e Izraelit, u pranua marrëveshja, u nënshkrua. Ndonëse ishte më e mira e mundshme dhe kërcënohej kryeministri i Izraelit me vrasje, Jaser Arafati mashtroi dhe lëvizi nga marrëveshja. Në fund Bill Clinton tha ‘sa të jesh gjallë, një marrëveshje më të mirë se kjo nuk do të marrësh’ dhe nga ajo ditë Palestinës, çdo marrëveshje që iu ofrua ishte më e keqe se ajo që doli fjala dhe gënjeu Arafatin.

Mesazhi i Bill Clinton ishte i qartë. Nëse nuk pranon planin franko-gjerman, çdo plan tjetër i Amerikës dhe i Europës do të jetë më i keq se projekti franko-gjerman. Kjo do të thotë se një projekt më i keq rrezikon që serbët të marrin autonomi dhe të vendosin Republikën Srpska në mes të Kosovës,” – u shpreh Spahiu.