Juristi Kreshnik Spahiu komentoi ngjarjen e rëndë të ndodhur dy ditë më parë në Krujë, ku të afërm të ish-deputetit të PS, Ramazan Rrahja dhunuan në mënyrë brutale 2 anëtarë të fisit Maja, nga e njëjta zonë.

Sipas Spahiu, nëse ngjarja nuk do të ishte filmuar e më pas përhapur në rrjetet sociale, nuk do të kishte ndodhur asnjë nga lëvizjet politike që e pasuan, që nga dorëheqja e deputetit të PS deri të shkarkimi i ministrit të Brendshëm.

“Nëse kjo ngjarje nuk do ishte filmuar me video, nëse nuk do ishte filmuar nga këta kriminelët, e kam me shumë dyshim që reagimi i qeverisë do ishte kaq radikal.

Do kishe kaluar si një ngjarje që edhe ka ndodhur, edhe s’ka ndodhur, do mohohej. Këtë dyshime kam edhe për shumë ngjarje.

Edhe për Safet Gjicin, nëse nuk do ishte me video nuk do shkarkohej. Mendoj se marrëdhënie seksuale në zyrë kryejnë shumica e zyrtarëve të Shqipërisë, por nuk disponohen prova”, tha Spahiu në një intervistë për Euronews Albania.