Legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard është trajneri i ri i Al-Etifaq, njoftoi klubi nga Arabia Saudite. 43-vjeçari anglez merr kështu drejtimin e ekipit pasi fillimisht hodhi poshtë një ofertë nga Arabia Saudite.

Në fund Al-Etifaq arriti ta bindë atë të pranojë sfidën. Klubi i ri i Gerrard përfundoi në vendin e 7-të sezonin e kaluar në kampionatin elitar saudit. Al-Etifaq ka qenë dy herë kampion në historinë e tij, herën e fundit ka triumfuar në vitin e largët 1987.

Gjatë karrierës së tij si trajner, Steven Gerrard ishte në krye të Rangers, me të cilin doli kampion në vitin 2021, më pas u bë menaxher i Aston Villas, por për shkak të një fillimi të dobët në Premier League, u shkarkua në vitin 2022.