Sergej Milinkovic-Savic është shumë afër transferimit në Arabinë Saudite.

Sipas raportimeve të medieve italiane Al-Hilal ka ofruar 40 milionë euro për blerjen e tij nga Lazio, shifër të cilën presidenti Lotito i kishte vendosur vetes për të dhënë “ok” shitjen e lojtarit, kontrata e të cilit skadon pas një viti.
Ndërsa vetë mesfushorit i është propozuar një kontratë 3-vjeçare nga e cila do të përfitojë 20 milionë euro në sezon.

Më tej mediet italiane theksojnë se me këtë propozim, Milinkovic-Savic po e mendon seriozisht largimin nga Europa.