Leonardo DiCaprio u pa me modelen Neelam Gill sërish të hënën teksa dilnin në St Tropez.

48- vjeçari ka shijuar momentet me 28-vjeçaren e cila dyshohet të jetë partnerja e tij e re, në një jaht në qytetin bregdetar dhe u bashkua edhe me shokun e tij Tobey Maguire dhe një tjetër shoqëruese. Kujtojmë se Di Caprio njihet për lidhjet me modelet e reja kryesisht nën 25 vjeç, po kësaj radhe duket se ka thyer rregullin.

Ylli i “Vogue”, Neelam dukej shumë elegante me fustanin me printe leopardi. Modelja angleze e kompletoi pamjen me një palë sandale me ngjyrë jeshile të ndezur, ndërsa mbante edhe një çantë të vogël “Dior”. Ndërsa dyshja janë të lidhur prej muajsh dhe janë parë në evente të ndryshme së bashku, ata ende nuk kanë komentuar publikisht nëse janë në një romancë apo jo.

TMZ raporton se arsyeja e afërsisë së tyre në muajt e fundit është sepse Neelam është në lidhje me një nga miqtë e Leos. Mes komenteve të ndryshme për romancë, Leonardo thuhet se është ende në një marrëdhënie modelen Gigi Hadid.