TIRANË- Dënohet me 2.8 vjet burg Ibrahim El Salih (Lekica). Ai u arrestua dhe u shpall fajtor për “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”.
Ai kishte shfaqur prirje ekstremiste fetare dhe postonte në rrjetet sociale shkrime të ndryshme në përkrahje të ISIS. Gjithashtu, Lekica i bënte thirrje qytetarëve, që të përkrahnin luftën në Siri.
Kuksiani do të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme. Vendim u dha ditën e sotme nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.