Disa ditë më parë këngëtarja e njohur, Madonna u gjet pandjenja në shtëpinë e saj dhe u dërgua me urgjencë në spital.

Artistja prej ditësh ishte në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e një infeksioni bakterial. Mirëpo mesa gjendja shëndetësore e yllit të muzikës është përmirësuar.

Lajmin e ka bërë të ditur shoqja e këngëtares, Rosie O’Donnell përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Ajo po shërohet në shtëpi, ajo është shumë e fortë”, ka shkruar aktorja, teksa shtoi: “Ajo është mirë”.
Si pasojë e gjendjes së saj të rëndë shëndetësore këngëtarja u detyrua që të pezullojë turneun e saj.

Kujtojmë që Madonna i injoroi simptomat e sëmundjes për një kohë të gjatë sepse ajo mendoi se ato do të largoheshin, ndërsa ajo bënte shumë prova për turneun e saj gjë që çoi në përkeqësimin e gjendjes së saj shëndetësore.