Një ekip nga UNESCO ka vizituar qytetin port ukrainas të Odesa këtë javë pas sulmeve të përsëritura ruse në zonë. 

Qendra historike e qytetit është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, pasi konsiderohet si një “kapsulë kohore e jashtëzakonshme” e planifikimit urban të shekullit të 19-të. Megjithatë me bombardimet ruse, ajo po kthehet në rrënoja dita- ditës.

“Gjithçka që u ndërtua me punë të palodhur nga arkitektë të mëdhenj tani po shkatërrohet nga persona çnjerëzor dhe cinikë,” tha në fillim të kësaj jave guvernatori rajonal Oleh Kiper.

Një nga vendet kulturore të dëmtuara në sulmet e fundit është Shtëpia e Shkencëtarëve, e cila dikur ishte në pronësi të familjes së pasur Tolstoy.  Tweet-i më poshtë tregon shkatërrimin e shkaktuar në ndërtesën historike.