Nuk arriti dot rekordin e madh, por pa gjë nuk mbeti. Myrto Uzuni mund të mburret jo vetëm se fitoi Këpucën e Artë në Ligën e Dytë të Spanjës, dhe se ndihmoi Granadën të siguronte ngjitjen në elitë, por edhe për diçka tjetër. Sulmuesi i kombëtares shqiptare u bë i pari jospanjoll që shpallet shënuesi më i mirë i Ligës së Dytë në shekullin e 21-të. Kjo, do të thotë se në 23 sezone, gjithmonë kishin fituar lojtarët vendas. I fundit jospanjoll që ia kishte dalë ishte malazezi Igor Glushçeviç në 1996-1997, kur luante me pasaportën jugosllave, pasi Mali i Zi ishte në federatë me Serbinë