Duket se vala e të nxehtit po ndryshon dhe sjelljen e kafshëve të egra. Një ari u gjet nga oficerët e policisë teksa lahej dhe luante brenda një pishine me ujë në një shtëpi në qytezën e Burbank, në Los Angelos të Kaliforniësë.
Oficerët e policisë iu përgjigjen një thirrje alarmi për shkelje të pronës private, por kur mbërritën në vend ngjarje panë një ari, i cili po shfrytëzonte pishinën e shtëpisë për të mposhtur vapën e madhe.
Ndërsa ishte në monitorimin e autoriteteve ariu la pishinën dhe u ngjit në një mur aty pranë duke u ulur në majë të një peme në pjesën e pasme të së njëjtës rezidence ku qëndroi disa orë. Më pas ai u largua vetë pa shkaktuar probleme për banorët.