Rusia ka qenë prej kohësh e njohur si një vend që mbështetet në propagandë dhe përpjekja e tyre e re për të ndikuar në publikun gjerman është cekur nga shumë në rrjetet sociale.
Konkretisht, në disa televizione gjermane është shfaqur një video ku ushtria e këtij vendi vjen dhe ia merr lodrat një fëmije të vogël. Sipas këtij artikulli, lodrat po merren për të ndihmuar Ukrainën.Menjëherë pas publikimit të videos, rrjetet sociale u ndezën dhe u zbulua se kjo nuk ishte vepër e partisë politike AfD (Alternative fur Deutschland), së cilës i atribuohej, por se vinte nga Rusia.
Të gjithë aktorët në video janë rusë dhe qëllimi ishte ndryshimi i opinionit publik në Gjermani, e cila mbështet përpjekjet e qeverisë së saj për të mbështetur ushtrinë ukrainase në mbrojtje kundër agresionit rus.
This is what Russia think Germany 2023 is.
Any Germans here? Your thoughts on this?
Fucking insane. pic.twitter.com/zOAoCRxyWt
— Dimko Zhluktenko ???????? (@dim0kq) July 26, 2023
Kështu, thuhet se një përpjekje tjetër e propagandës aktive ruse për të ndryshuar seriozisht opinionin publik në Evropë, e cila duket se ende e sheh konfliktin në Ukrainë si vendimtar për të ardhmen e Evropës, dështoi.