Tragjedi në botën e automobilizmit. Piloti holandez Dilano van’t Hoff, 18 vjeç, humbi jetën pas një aksidenti të ndodhur në xhiron e fundit të garës Spa-Francorchamps, e vlefshme për fazën e katërt të kampionatit evropian rajonal të Formula 3 që u zhvillua në Belgjikë.

Van ‘t Hoff u përplas me nga makinë nën shiun që po binte në pistën belge, teksa pasi u ndal në mes të pistës, u godit sërish drejtpërdrejt nga një makinë që i afrohej pas shpine me shpejtësi.

18-vjeçari u nxor nga makina pa ndjenja dhe u transportua menjëherë në qendrën mjekësore, më pas me urgjencë në spital, por mjekët nuk mundën ta mbanin në jetë pas plagëve të rënda të shkaktuara nga aksidenti në pistë.