Kristiano Ronaldo po ndërton një vilë luksoze në Lisbonë, çmimi i së cilës arrin në 28 milionë paund. Vila që Ronaldo po ndërton ka shkaktuar jo pak probleme te komshinjtë, të cilët shprehen hapur se kjo vilë ju ka sjellë vështirësi të shumta.
Një ndër to, e konsideron si piramidë që po ndërtohet për një faraon, ndërkohë që shtojnë se është e madhe sa një spital dhe se nuk ka privatësi. Ndërtimet për vilën janë shtyrë më shumë sesa afati i parashikuar.
“Po e ndërton prej 3 vitesh. Shtëpia është shumë e madhe, duket sikur po ndërtohet një spital. Rrugën na e mbyllën për disa muaj ndërsa oborri më është mbushur me pluhur. E gjitha kjo për shkak të piramidës së faraonit Ronaldo.
Është e pamundur të ketë privatësi në atë shtëpi sepse është shumë e ekspozuar dhe duket gjithçka. Të gjitha këto na kanë bërë që ta urrejmë”, shprehet një nga komshinjtë e Kristiano Ronaldos.