Vinícius Jr është një nga sulmuesit më të mirë në qarkullim. Lojtari i Realit të Madridit është kthyer në një pikë referimi në formacionin e Ancelottit.
Mirëpo futbollisti brazilian tani po përbën lajm përtej spektaklit që jep në fushën e gjelbër. Aktualisht, Reali është nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, skuadra “merengues” do të zhvillojë disa ndeshje miqësore prej datës 10 korrik.
Nga ana e tij, Vinicius Jr do t’i bashkohet Realit më 19 korrik, pas përfundimit të pushimeve.
Sulmuesi brazilian, prej javësh me pushime, ka konfirmuar zërat për jetën e tij private. Ai është në një marrëdhënie me Kenia Os, këngëtaren 23-vjeçare meksikane.
Kampion Europe me Italinë, futbollisti me orgjinë shqiptare: Stop krahasimeve me Del Pieron, kam një ëndërr
Përveçse kanë shkëmbyer mesazhe dashurie përmes rrjeteve sociale, ku sportisti i ka uruar ditëlindjen, ata kanë konfirmuar edhe udhëtimin veror, krah njëri-tjetrit.
Të dy kanë marrë një avion për në Brazil dhe kanë shijuar pamjet mahnitëse të Rio de Zhaneiros statuja e Krishtit.