Deputetit i Partisë Socialiste, Petro Koçi, komentoi vizitën e ish-presidentit të SHBA, Bill Clinton në Tiranë. Ai tha se për SHBA-në është e qartë se faktori shqiptar është shumë i rëndëishëm për ta. Ai theksoi se shqiptarët kanë ditur të jenë në krahun e duhunr të historisë dhe kanë mbështetur rrugën auroatlantike, që pas rrrëzimit të komunizmit.

“E qartë për SHBA se faktori shqiptar është aleati më i rëndësishëm në rajon, edhe për faktin s ene jemi një komb që jemi shtrirë në disa shtete. Kemi treguar që pas rënies së komunizmit, kemi qenë në krahun euro-atlantik dhe këtë e kemi dëshmuar me vepra. Shqipëria ka ditur të jenë në krahun e duhur, në krahun e SHBA”, u shpreh ai.
Koçi tha se kombi shqiptar i ka borxhe të madha, ish-shefit të Shtëpisë së Bardhë sidomos me ndihmën që i dha Kosovës në luftën e vitit 1999.

“Bill Clinton është presidenti, i cili urdhëroi bombardimin e Serisë dhe regjimit të Millosheviçit duke shënuar atë hapin ushtarak të çlirimit të Kosovës. Këtij njeriu I kemi detyrime historike. Me çlirimin e Kosovë, dhe më pas me pavarësinë e saj, ne shënuam atë që quhet rilindja e dytë e shqiptarisë. Akoma Kosova është në agjendë ndërkombëtare dhe ardhja e Bill Clinton në atdheun mëmë të Kosovës, është sërish një investim që bën politika amerikane dhe dëshmon se politika amerikane vazhdon të jetë në krah të shqiptarëve dhe kjo është një thirrje e ndërgjegjes së shqiptarëve në rajon, që mos ti lejojnë vetes asnjë gabim.”, theksoi ai.

Mes tjerash, Koçi tha se Clinton pritet të flasë edhe për situatën në Kosovë.

“Ai do të dëshmojë edhe njëherë se e ka vlerësuar dhe e vlerëson rolin që ka luajtur shqiptarët për fatet e euro-atlantizimit në këtë pjesë të Evropës dhe botës. Sigurisht që do të insistojë, që kjo frymë të shënojë frytet e veta edhe më tej, dhe kjo ka të bëjë edhe me Kosovën, dhe kjo prezencë dhe kjo ceremoni në fund të fundit është një nga momentet e ngjizjes së aleancë e fortë e shqiptareve me SHBA”, theksoi Koçi.