Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti jeton për të qenë Enver Hoxha dhe do të nisë një “ofensivë” si Ukraina.
I ftuar në “TV Prva”, Vuçiç tha se Kurti jeton për të dëbuar serbët nga vatrat e tyre shekullore në Veri dhe për të qenë si diktatori Enver Hoxha.
Ai u ka kërkuar serbëve në komunat në veri që të kenë kujdes, pasi pretendon se ukraina do të nisë një ofensivë të re drejt qyteteve të Energodarit dhe Melitopolit, duke krahasuar kryeministrin Kurti me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
“Jeton për të qenë Enver Hoxha i ri dhe për të dëbuar serbët nga vatrat e tyre shekullore. Ai është nxënës i Adem Demaqit. Nuk mund të shikosh në mënyrë racionale se çfarë po bëjnë, sepse nuk ka asgjë racionale në të. Kurti thjesht dëshiron të jetë Zelenski i ri.
Unë me të vërtetë pres një ofensivë të fortë ukrainase në dy drejtime, një në drejtim të Bakhmutit, një shumë më të madhe drejt Energodarit dhe Melitopolit. Mendoj se kanë përgatitur dhjetëra brigada dhe do të thyejnë mbrojtjen ruse në atë zonë.
Nuk dua të rrëmbej askënd këtu, por mendoj se do të ndodhë. Sigurisht, me sakrifica të mëdha. Kërkoj nga serbët të kenë kujdes. Njeriu nuk është vetvetja. Ai e imagjinonte veten në rolin e Zelenskyt.
Dhe, kur të fillojë, do të shihni një ofensivë shtesë të Kurtit në Kosovë, prandaj po iu kërkoj njerëzve që të kenë kujdes dhe të strehohen për një kohë. Njeriu nuk është vetvetja dhe kam frikë se terrori do të bëhet edhe më i keq dhe më i egër”, deklaroi Vuçiç.