WhatsApp del me një veçori të re të fokusuar në privatësi për anëtarët e komunitetit, një mënyrë që ky aplikacion është duke zhvilluar për të përfshirë sa më shumë njerëz aktivë.

Funksionaliteti i ri lejon përdoruesit të fshehin numrat e tyre të telefonit kur i bashkohen ndonjë grupi apo komuniteti.

Funksioni i quajtur “privacy number of phone”, është i disponueshëm për të gjithë ata që kanë opsipnin beta të aplikacionit në Android dhe iOS. Së afërmi do të jetë disponibël edhe për të tjerët.

Me këtë ndryshim, përdoruesit mund të marrin pjesë në biseda dhe të tregojnë reagimet që kanë ndaj mesazheve duke fshehur emrat dhe numrat e tyre të telefonit nga anëtarët e tjerë të komunitetit.

Aplikacioni në pronësi të Meta-s nuk e ka bërë të ditur zyrtarisht se kur synon të bëjë funksionin të disponueshëm për të gjithë përdoruesit.