Tjetër futbollist i Kombëtares mund të luajë në Serie A. Lecce është e interesuar për shërbimet e Ylber Ramadanit, me klubin që ka nisur kontaktet e para për të bindur Aberdeen. Skocezët dhe mesfushori kuqezi kanë kontratë deri në verën e 2025, me 27-vjeçarin që ka pësuar një rritje të konsiderueshme në karrierë.

Ramadani në 2017 la Partizanin për t’u bashkuar me Vejle në Danimarkë dhe më pas me MTK Budapest në Hungari. Prej verës së 2022, Ylberi është pjesë e skocezëve të Aberdeen dhe sezonin që u mbyll luajti thuajse të gjitha ndeshjet, duke qenë lojtari kuqezi me më shumë minuta në këmbë.

Mesfushori tanimë ka një shans të artë për të luajtur në elitën e Italisë, me Leccen që do kërkojë ta afrojë në ekip për një vlerë më të vogël se 800 mijë euro, aq sa është edhe kartoni i tij në treg për momentin.