Një lajm tronditës ka ardhur ditën e sotme nga Gjermania, sa i përket futbollit.
Mesfushori austriak i Borussia Moenchegladbach, Stefan Lainer është diagnostikuar me kancer në nyjet limfatike.
Ka qenë skuadra gjermane që ka dhënë lajmin tronditës, me austriakun që menjëherë ka filluar t’i nënshtrohet terapisë.
Gladbach ka njoftuar se 30-vjeçari do të qëndrojë për disa muaj jashtë fushave të blerta, derisa klubi gjerman i ka bërë të qartë se do ta mbështesë atë.
Stefan Lainer do të mungojë nga Borussia për disa muaj. Gjatë një ekzaminimi mjekësor, ai u diagnostikua me kancer në nyjet limfatike. Për trajtim, Stevie duhet t’i nënshtrohet terapisë që zgjat disa muaj. Stevie, ne jemi afër teje”, thuhet në njoftimin e klubit gjerman.