Disa ditë parë Arbenita denoncoi bashkëshortin e saj, reperin Fero, për dhunë fizike, i cili përfundoi në pranga. Prive ka siguruar raportin e Prokurorisë, ku tregohet se për 3 muaj me radhë ndaj modeles është ushtruar dhunë psikologjike, fizike dhe ekonomike.
“…Për shkak të raporteve të përkeqësuar për 3 muaj, e dëmtuara i kërkon të ndahej dhe të merrte vajzën, gjë që e revolton të pandehurin, i cili duke mos pranuar ndarjen fillon të shfaqë agresivitet duke bërtitur dhe i kërkon edhe një shans. Por, kur e dëmtuara refuzon i pandehuri revoltohet dhe e sulmon fizikisht duke e goditur me grusht në shpinë dhe kur e kupton se e dëmtuara po e incizonte, ia merr telefonin nga dora dhe ia thyen, për dysheme duke e kanosur me fjalët: Nëse e merr vajzën dhe shkon në Angli kam me të vra”, shkruhet në raportin e Prokurorisë Gjilan.
Avokati i Feros ka pranuar se klienti i tij ndodhet në burg, mirëpo në një prononcim për Prive, mohon që ai të ketë përdorur dhunë.
“Është e vërtetë që ka pasur një kërkesë për Feronit Shabanin. Unë do e kisha quajtur debat më shumë se mosmarrëveshje. Ky debat është iniciuar nga ana e bashkëshortes. Kushti kryesor i saj ka qenë që të marrë vajzën. Ajo ka ardhur një natë para nga Britania në Kosovë, kërkesa e saj ishte që të merrte vajzën, ajo kërkoi pasaportën e vajzës, e kështu nisi debati. Arbenita vjen fundjavën në Kosovë, e pastaj shkon për punë të saj. Vajza është rritur nga Fero dhe nëna e tij. Qëllimi i saj ka qenë vajza, e argumenton edhe kërkesa e pasaportave. Në këtë rast është vetëm një dëshmitar, nëna e Feronit Shabanit. Emocionalisht Fero është i mërzitur, sidomos për vajzën, është i lidhur me të. Në këtë rast nuk ka pasur dhunë, asnjë formë e saj”- tha avokati.