Zbulohet shkaku që i shkaktoi vdekjen Lisa Marie Presley, vajzës së legjendës së rock ‘n’ roll-it, Elvis Presley, e cila vdiq disa muaj më parë në moshën 54-vjeçare. Mësohet se, shkak për ndarjen e parakohshme nga jeta të Presley ka qenë një pengim në zorrë.

Dalja e saj e fundit publike ishte dy ditë para vdekjes, në Golden Globes. Presley, një këngëtare dhe kompozitore, u varros përfundimisht pranë djalit të saj Benjamin Keough, i cili vrau veten në vitin 2020.

Pas vdekjes së saj, nëna e saj, Priscilla Presley, ngriti një sfidë ligjore për vlefshmërinë e testamentit, duke argumentuar se ajo nuk ishte në dijeni të një ndryshimi të vitit 2016 që e kishte rrëzuar atë si një administruese e besuar që mbikëqyrte pasurinë e Lisa Marie.