Turi i Volodymyr Zelensky në vendet europiane vazhdoi edhe sot, ku ai u ndal në Sllovaki, pas një vizite në Bullgari dhe Republikën Çeke. Ai u takua me presidenten e Sllovakisë Zuzana Caputova në Bratislavë, të cilën mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp.
Presidentja e Sllovakisë tha se anëtarësimi i Ukrainës në NATO është çështje kohe dhe jo nëse do të jetë pjesë e aleancës.
Ajo tha gjithashtu se Sllovakia e sheh Ukrainën si një anëtare të mundshme të BE-së.