Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se tentativa për grusht shteti e Yevgeny Prigozhin në Rusi javën e kaluar ka ndikuar në fuqinë ruse në fushën e betejës dhe mund të përfitonte nga kundërofensiva e Ukrainës.
“Ata po e humbin luftën dhe kanë kanë filluar të kërkojnë dikë për të fajësuar, “tha ai në një konferencë për shtyp. Por rebelimi i Prigozhin mund të jetë i dobishëm në fazat e hershme të kundërofensive të Ukrainës, shtoi ai. “Ne duhet të përfitojmë nga kjo situatë për të larguar armikun nga toka jonë”, tha ai.
Zelensky tha se kundërofensiva nuk do të bëhet shpejt, sepse ai vlerëson jetën e njerëzve dhe është strategjik në vendin ku janë vendosur trupat.
“Çdo metër, çdo kilometër kushton jetë. Mund të bësh diçka shumë shpejt, por fusha është e minuar. Njerëzit janë thesari ynë. Kjo është arsyeja pse ne jemi shumë të kujdesshëm”, shtoi ai. Zelensky gjithashtu pretendoi se 21,000 mercenarë të Wagner janë vrarë në Ukrainën lindore.
“Grupi më i fuqishëm i Wagnerit ishte në Ukrainën lindore. Trupat tona vranë 21,000 prej tyre në Ukrainën lindore; 80,000 u plagosën”, shtoi ai. “Këto ishin humbje të mëdha për Wagner,” theksoi ai.