Marsi, planeti i veprimit, seksualitetit dhe tensionit, do të jetë në Virgjëreshë nga sot deri më 27 gusht.

Ky aspekt do të na shtyjë të pretendojmë atë që ne konsiderojmë se është e jona, të ndjekim ëndrrat tona dhe të fokusohemi në qëllimet tona. Mirëpo, do të ketë raste që disave do t’ju trazohet jeta familjare dhe profesionale me zënka dhe konflikte, ndërkohë që ka shumë mundësi që të ketë edhe ndërprerje në marrëdhënie. Marsi në Virgjëreshë do të shkaktojë probleme për të gjithë, por më shumë për shenjat e mëposhtme.

Gaforrja

Gjatë pranisë së Marsit në Virgjëreshë, e cila fillon më 10 korrik 2023, do të ketë acarime, tensione dhe padurim të madh. Do të keqkuptoheni lehtësisht, ndërsa do fokusoheni më shumë në detaje, të cilat do t’ju vështirësojnë jetën. Edhe pse kjo periudhë do t’ju japë forcë dhe kurajo për të përballuar çdo sfidë, ka shumë mundësi që konfliktet me njerëzit e dashur, zënkat, dëmtimet dhe aksidentet e vogla t’ju bëjnë jetën më të vështirë.

Luani
Ky aspekt është një fillim pozitiv për ju, pasi ju jep energji për të ndryshuar drejtimin. Megjithatë, do të ketë shumë shpenzime dhe shumë tension, pasi tani po pranoni se keni bërë gabime dhe jeni të gatshëm të përmirësoni veten, gjë që është e vështirë për ju. Ajo që duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje është mënyra se si shpreheni, veçanërisht me njerëzit që doni, sepse do të bëheni pak më agresivë dhe kokëfortë dhe ndoshta fjalët tuaja të ashpra do të lëndojnë dhe do t’i largojnë disa njerëz nga ju.

Virgjëresha
Presion, përgjegjësi, por edhe më shumë energji, Marsi sjell në shenjën tuaj. Do të pretendoni atë që dëshironi në mënyrë të mprehtë dhe agresive. Do të ndiheni sikur po mbyteni, pasi keni marrë përsipër shumë përgjegjësi, por do të dëshironi edhe të dilni përpara për të treguar se po punoni dhe po arrini qëllimet tuaja. Jeni të padurueshëm dhe me nxitim, gjë për të cilën duhet të keni shumë kujdes pasi sjellja impulsive mund të çojë në telashe.