Koleksioni i ri i rrobave të banjos nga Kiara Tito është komentuar gjerësisht në rrjet dhe veçanërisht nga opinionistja e “Big Brother Vip”, Zhaklin Lekatari e cila duket se ka ironizuar iniciativën më të fundit të moderatores.
Ditën e djeshme Kiara Tito prezantoi projektin e saj të ri, linjën e rrobave të banjos, të cilat u komentuan sa pozitivisht aq edhe negativisht.
Shumë ishin komentet suportive, mirëpo kishte dhe nga ana që u tallën apo e ironizuan moderatoren.
Një prej tyre duket se është dhe opinionistja e “Big Brother Vip Albania 2”, Zhaklin Lekatari. Ditën e sotme, ajo ka postuar një foto të një pakoje kruajtëse dhëmbësh, ku duket se ironizon Kiarën, duke thënë se do hedhë në treg këtë produkt.