Zjarri në zonën e Peshtanit dhe Kreshpanit në Fier është izoluar pas disa orësh në luftë me flakët te zjarrfikësve, forcave të ushtrisë dhe ndërhyrjes nga ajri.

Një grup vrojtimi do të jetë në gatishmëri gjatë natës për monitorimin e situatës, dhe nesër në orën 07:00 do të jenë në zonën e përshkruar nga zjarri dy grupe me dy mjete zjarrfikëse të repartit të Fierit dhe 40 forca të ushtrisë për kontrollin e zonës së djegur.