Zv. presidentja amerikane Kamala Harris ka habitur dje audiencat teksa i bënte thirrje Shteteve të Bashkuara “të reduktojnë popullatën” për të luftuar ndryshimet klimatike, por shtëpia e Bardhë tha më vonë se ajo donte të thoshte të “reduktojmë ndotjen”.
Deklarata shokuese erdhi teksa 58-vjeçarja mbante një fjalim në Universitetin Coppin në Baltimore, mbi temën e ndërtimit të “ekonomisë së pastër energjitike.”
Harris tha: “Kur ne investojmë në energjinë e pastër, në automjetet elektrike dhe reduktimin e popullatës, do të marrim frymë ajër të pastër e do të pijmë ujë të pastër”, ndërsa audiencat duartrokisnin. Një transkriptim i fjalimit nga Shtëpia e Bardhë tregonte më pas për gabimin trazues të Harris.
Zyrtarët amerikanë thonin se fjala “popullatë” në anglisht ‘population’, ishte gabim në shkrim dhe në vend të saj ishte vendosur “pollution” (ndotje), për të treguar atë që sipas tyre donte të thoshte zëvendës-presidentja.
Por gabimi alarmoi shumë në rrjetet sociale.
“A jeni ju, popullata që ajo kërkon të reduktojë?” shkruante kongresmeni republikan Thomas Massie në një koment, duke iu drejtuar publikut.
“Prit pak?”, shkruante republikani tjetër Josiah Neeley, i analistëve Street Institute, duke ngritur një vetull ndaj komentit.
Harris ka bërë disa komente që kanë habitur audiencat gjatë mandatit si zëvendës-presidente.
Në fillim të muajit ajo jepte një përkufizim të padëgjuar më parë të fjalës “kulturë” në një festival muzikor në New Orleans, që tërhoqi vëmendje në rrjetet sociale, për të cilin shumë mendonin se i shërbente kaosit të mendimit masiv dhe jo një shpjegimi konkret siç pritet nga personat publikë.
Harris tha në festivalin e kulturës Essence: “Kultura është — një reflektim i momentit në një kohë të caktuar, apo jo? Në kulturën tonë aktuale, ne shprehemi si ndjehemi për momentin”.
Po ashtu kësaj jave Harris duke folur për inteligjencën artificiale ajo tha para krerëve të sindikatave dhe aktivistëve të të drejtave.
“Inteligjenca artificiale është diçka si një fantazi. Ajo është me dy gërma ‘AI’ por rrjedhimisht do të thotë ‘makineri që mëson’”.